Pulė me arra

Pėr 4 vetė

Duhen:

- pulė 500-600 g
- gjalpė 50g
- arra 2 filxhane kafeje
- hudhra 1 kokėrr
- uthull 2 lugė gjelle
- miell 1 lugė gjelle
- kripė, piper

Gatimi:

Pula e pastruar dhe e larė pritet nė thela, vendoset nė tenxhere, hidhet ujė i vluar aq sa tė mbulohen thelat, shtohet pak kripė, piper i zi dhe zihet nė zjarr tė ngadalshėm derisa tė bėhet gati. Nė njė tenxhere me gjalpė kaverdiset mielli, shtohet lėngu i pulės duke e pėrzier mirė qė tė mos krijohen kokrra dhe lihet tė ziejė pėr 2-3 minuta derisa lėngu tė trashet. Pastaj hiqet nga zjarri dhe pėrzihet me arra tė shtypura. Salca rregullohet me hudhra tė shtypura, uthull, kripė, piper tė zi e thelpinj arre dhe mbahet nė vend tė ngrohtė, por pa marrė valė. Gjatė servirjes nė pjatė vendoset pula e cila mbulohet me salcėn e pėrgatitur. Kjo lloj pule zakonisht sherbehet pa garniturė.

Fli Kosove

Pėr 4 vetė

Duhen:

Per brumin:
- 1 kg miell
- 3-4 gota ujė
- kripė

Per masėn: 
- 200 gr gjalpė
- 2 filxhana caji ajkė
- 3 lugė vaj

Nė njė enė hidhet miell, kripė, ujė i ftohtė dhe pėrzihen nė njė brumė tė hollė si pėr petulla. Nė njė enė tjetėr shkrihet gjalpė, ajkė, vaj dhe qumėsht, pėrzihet masa e krijuar derisa tė gjithė perberesit tė jenė shkrirė nė njė masė tė vetme, lyhet tepsia me vaj dhe me njė lugė merret brumi i hollė dhe hidhet nga cepi i tepsisė deri afėr mesit dhe krijohen rradhė tė cilat mbulojnė gjithė tepsinė. Mesi, qe ėshtė bosh mbushet me rradhė paralele.
 Gjithė sipėrfaqja lyhet me masėn e pėrgatitur dhe futet nė furrėn e ngrohur. Kjo piqet pėr 3-5 minuta. Nxirret nga furra pėr tė vazhduar me rendin tjetėr. Brumi i hollė tashmė hidhet nė tė njėjtėn mėnyrė por midis dy rradhėve derisa tė jetė mbuluar e gjithė tepsia. Pėrsėri lyhet me masėn dhe piqet pėr 3-5 minuta. Kjo procedurė vazhdon derisa tė mbushet tepsia. 

Flia lihet tė ftohet pėr 10 minuta dhe serviret me kos, djathė ose mjaltė.

Kukurec

Pėr 4 vetė

Duhen:

- zorrė 
- tė brendshme 300 g
- vaj 2-3 lugė gjellekripė
- piper, spec i kuq, rigon, 

Gatimi:

Zorrėt e qengjit pastrohen mirė dhe lahen duke i kthyer nga tė dyja anėt. Merren mėlēitė, gjėndrat, dhjamėrat, mushkėritė dhe priten nė copa kubike mesatare. U hidhet kripė, piper i zi, rigon pėrzihen, pastaj shkohen me radhė nė hell njė copė mushkri, njė copė gjendėr, njė copė mushkri e kėshtu me radhė. Si tė jenė shkuar tė gjitha tė brendshmet nė hell mbeshtillen me zorrėt sipėr duke i mbuluar kėto. Kukureci bėhet mė i shijshėm kur piqet nė hell, mbi prush ose nė furrė me zjarr tė ngadaltė nė mėnyrė qė tė mos pėrvėlohet. Si tė jetė skuqur nga tė gjitha anėt, hiqet nga helli, vendoset nė pjatė dhe i hidhet piper i zi i bluar.Gjatė pjekjes nė furrė spėrkaten me lėngun e vet duke i hedhur edhe pak yndyrė.

Lakror me miell misri 

Pėr 4 vetė

Duhen:

- miell misri 2 gota uji
- ujė 2 gota
- spinaq 1 kg
- vaj 2-3 lugė gjelle
- pak kripė

Gatimi:

Mielli i misrit hidhet nė njė tenxhere me ujė tė vluar me pak kripė dhe pėrzihet derisa tė bėhet njė llapa e trashė. Hiqet nga zjarri, shtrohet nė tavė tė lyer me yndyrė. Mbi kėtė shtrohet mbushja e pėrgatitur si pėr byrek me spinaq, sipėr hidhet nje shtresė e hollė miell misri. Spėrkatet me ujė e vaj dhe piqet.

Trahana

Pergatitja:

Pėr 1 kg miell duhen:
2 gota qumėsht, 2 lugė gjelle gjalpė , 1 lugė gjelle kripė.

Sitet mielli, hapet njė gropė nė mes dhe hidhet gjalpė i shkrirė pak por jo i djegur, qumėsht dhe kripė. Duke filluar nga mesi e perziejmė brumin duke mos e gatuar shumė por tė pėrzihet aq sa tė mos pijė krejt miellin, brumė i fortė dhe i shkriftė. Sipėr e spėrkatim me miell, e mbulojmė dhe e lemė tė vijė pėr 2-3 ditė. Pastaj e kapim copa dhe e lemė tė thahet pak dhe e thermojme me dorė, e kalojmė nė sitė tė rrallė e thajmė pėrsėri. 
Ruhet nė vende tė thata pa lagėshti e te freskėta. 

Qofte tė fėrguara

Pėr 4 vetė

Duhen:

- Mish 1 filxhan ēaji
- qepė 2 kokrra
- bukė 75 g (2 feta)
- vezė 1 kokėrr
- miell 2 lugė gjelle
- vaj 4-5 lugė
- perime sipas dėshirės
- kripė, piper, majdanoz

Gatimi:

Qoftet pėrgatiten zakonisht me mish viēi. Pritet mishi nė copa tė vogla dhe grihet nė makinė sė bashku me qepėn dhe hudhrat. Nė masėn e mishit hidhet vezė, kripė, piper i zi, majdanoz dhe bukė bajate e zbutur me qumėsht ose ujė (bukė perben rreth 25% te mishit). Masa pėrzihet mirė dhe ndahet nė qofte; ēdo qofteje i jepet forma e rrumbullakėt ose ovale, pastaj kalohen nė miell dhe skuqen nė tigan me vaj nga tė dyja anėt. Duhet pasur parasysh se qofteve gjatė fėrgimit nuk u duhet hedhur shumė vaj. Shoqėrohen me patate tė skuqura, pure patate, perime tė tjera tė ziera ose tė skuqura, pilaf, makarona etj.

Byrek me spinaq

Pėr 4 vetė

Duhen:

- miell 3 gota uji
- uje 300 gram
- spinaq 1 kg
- vezė 1 kokėrr
- djathė 100 gram
- vaj 1/2 filxhan caji
- kripė, piper

Gatimi:

Hidhet mielli ne tepsi dhe hapet nje gropė nė mes, shtohet ujė me pak kripė. Pėr 1 kg miell merret 600 gram ujė, megjthėse kjo varet nga lagėshtia e miellit. Duke e pėrzier nga mesi, zihet njė brumė i fortė i cili punohet pėr 10 minuta, ndahet nė kuleēė, mbulohet me picetė tė lagur dhe lihen pėr 20-30 minuta qė tė fitojė elasticitet. Nga ēdo kulaē bėhen petė tė vogla, secila prej tyre spėrkatet me niseshte dhe vendosen 3-4 copė mbi njėra tjetrėn, pastaj hapen petėt e zakonshme. Spinaqi pėr mbushje pastrohet, lahet dhe pėrvėlohet pėr 2-3 minuta nė ujė tė vluar e kripė, kullohet duke e shtrydhur, pritet dhe pėrzihet me djathė tė thėrmuar e vezė, shtohet kripė, piper dhe shtrohet nė petė. Nė tepsi tė lyer me vaj shtrohet gjysma tjetėr e petėve, duke i spėrkatur secilėn me vaj, mbi to shtohet mbushja e pėrgatitur dhe mbulohet me pjesėn tjetėr tė petėve tė spėrkatura me vaj. Anėt mbėshtillen nga brenda. Byreku spėrkatet me vaj dhe piqet.
Home Page
Recipes (English)
Back
Embelsira
Contact: info@united-albania.com