Kabuni me rrush tė thatė

Pėr 4 vetė

Duhen:

- oriz, 1 gotė uji
- lėng mishi, 2 gota uji
- rrush i thatė, 1 filxhan kafeje
- sheqer, 1 filxhan caji
- gjalp 3-4 lugė gjelle

Gatimi:

Pastrohet orizi , lahet dhe kaverdiset me gjalpė, pastaj shtohet lėng mishi (mundėsisht dashi) ose ujė, rrush i thatė (shpėlahet mė parė me ujė tė vakėt), pak kripė dhe vihet tė ziejė. 
Kur ėshtė thithur pothuajse i gjithė lėngu dhe nė sipėrfaqe janė krijuar vrima, hiqet nga zjarri, pėrzihet me sheqer, kanellė e karafil tė bluar. E mbulojmė me kapak dhe e leme ne nje vend te ngrohte. Masa hidhet nė forma ose filxhanė dhe pastaj pėrmbyset. 
Shenim: Pėr kabuni masa e orizit dhe e lėngut merret si pėr pilaf tė zakonshėm: 1 kg oriz me 2 litra ujė.

Sheqerpare

Pėr 4 vetė

Duhen:

Pėr brumin:
- miell 3 gota uji
- gjalpė 1 gote
- vezė 1 kokėrr ose 2 tė verdha
- sheqer 1 gotė uji
- sodė njė majė luge kafeje
- pak vanilje

Pėr shėrbetin:
- 2 gota sheqer
- 1 1/2 gotė ujė

Gatimi:

Rrihet gjalpi me sheqer, shtohen vezėt pjesė-pjesė duke i rrahur vazdimisht dhe nė fund hidhet mielli i perzier me sodė. Zihet brumi i cili pritet ne forma dhe shtrohen nė tavė tė lyer me yndyrė. Lihet tė piqet pėr 20-25 minuta, hiqet nga furra dhe kur tė vlohet i hidhet shėrbet i aromatizuar me vanilje. Duhet pasur kujdes qė shėrbeti tė mos i hidhet i nxehtė pasi sheqerparet qullosen.

Shėndetlie

Pėr 25 copė

Duhen:

- miell 3 gota uji
- sheqer 1 gotė uji
- mjaltė 2-3 lugė gjelle
- vezė 2 kokrra
- sodė njė majė luge kafeje
- arra 1-2 filxhanė kafeje
- gjalpė 2 filxhanė kafeje
- pak vanilje
- ujė 2 filxhana kafeje

Pėr shėrbetin:
- sheqer 3 gota uji
- ujė 2 gota e gjysėm

Gatimi:

Nė njė enė pėrzihen mirė vezėt sheqeri, mjalti, gjalpi dhe nė fund shtohen arra. Pastaj hidhet miell i pėrzier me sodė. Zihet brumi i cili nuk duhet tė punohet shumė qė tė mos bėhet elastik. Brumi i pėrgatitur vendoset nė tavė tė lyer me yndyrė, rrafshohet me dorė, lyhet sipėrfaqja me vezė, bėhen disa vija me pirun nė formė rombi dhe hidhet shėrbet i vakur i aromatizuar me vanilje.
Home Page
Recipes (English)
Receta (shqip)
Contact: info@united-albania.com