| 
        
          | Fėrgesė Tirane |  Pėr 4 vetė 
 Duhen:
 
 - speca 10 copė mesatare
 - domate 4-5 kokrra mesatare
 - vaj 2 filxhanė kafeje
 - miell 1 lugė gjelle
 - vezė 2 kokrra
 - hudhra 4-5 thelpinj
 - gjizė 4-5 lugė gjelle
 - spec djegės (sipas dėshirės)
 
 Gatimi:
 
 Pasi u eshte hequr bishti dhe farat, specat lahen dhe skuqen.
 Nė vajin qe ngelet hidhen domatet e qėruara nga cipa dhe tė grira hollė, kaverdisen derisa masa
 tė trashet, hiqen nga zjarri dhe shtohen vezėt, speci djegės, majdanozi
 i grirė hollė, gjiza ose
 djathi.
 Masa vendoset nė pjatė dhe sipėr vendosen specat e fėrguar.
 
 | 
        | Oshmare Korēe |  Pėr 4 vetė 
 Duhen:
 
 - Miell misri 3 filxhanė ēaji
 - qumėsht 4-5 filxhanė caji
 - djathė 2 filxhanė kafeje
 - gjalpė 2-3 lugė gjelle
 - kripė
 
 Gatimi:
 
 Nė njė enė me gjalpė, shtohet djathi dhe skuqet pak.
          Pastaj hidhet qumėsht dhe pasi merr valė i shtohet miell misri, pėrzihet me shpejtėsi qė tė mos krijohen kokėrriza dhe piqet derisa tė shkėputet nga anėt e enės dhe tė dalė
          yndyra. Vendoset nė pjatė lugė-lugė dhe shėrbehet e ngrohtė.
 
 |  | 
        
          | Paēe Koke |  
          | Pėr 4 vetė
 Duhen:
 
 - 1 kokė
 - gjalpė ose vaj 1 filxhan kafeje
 - miell 1 luge kafeje
 - spec djegės 1/2 luge kafeje
 - kripė, piper
 - uthull 2-3 lugė
 - hudhra 4-5 thelpinj
 - 1 qepė
 - karrota 2-3 copė
 - selino, majdanoz
 
 Gatimi:
 
 Pasi pastrohet, koka vendoset nė tenxhere, mbulohet me ujė tė ftohtė dhe vihet ne zjarr. Kur tė ketė marrė
            vale i hiqet shkuma dhe lihet tė ziejė nė zjarr tė ngadaltė, duke i hedhur qepė karrota, selino, kripė, piper, dafinė majdanoz.
 
 Lihen derisa tė jenė zier mirė d.m.th. kur mishi tė ndahet lehtė nga kocka. Kullohet, qėrohet mishi nga kockat dhe pritet nė copa tė vogla kubike. Nė njė tenxhere hidhet yndyrė, pak salcė dhe lėngu i marrė nga zierja e kokės. Kur lėngu tė ketė marrė valė, shtohet mishi i zier, pak spec i kuq dhe lihen tė ziejnė nė zjarr te
            ngadalte edhe per disa minuta, shtohet kripė dhe piper i zi.Nė fund paēes i hidhen hudhra tė shtypura me
            uthull.
 
 |  | 
        
          | Pastiēo me djathė |  
          | Pėr 4 vetė
 Duhen:
 
 - Makarona 300 gram
 - vezė 2 kokrra
 - djathė 100 gram
 - qumėsht 1 e 1/2 filxhan ēaji
 - kripė, piper
 - gjalpė 1 lugė gjelle
 - djathė kackavall tė grirė
 
 Gatimi:
 
 Makaronat e gjata zihen nė ujė tė vluar me kripė pėr 10-15
            minuta. Kullohen, shpėlahen, kullohen pėrsėri mirė dhe hidhen ne tavė.
            Shtohet djathė i bardhė i thėrmuar, njė pjesė e gjalpit, vezė, pak qumėsht, piper i zi dhe tė gjitha kėto pėrzihen mirė,
            hidhen nė tepsi tė lyer me yndyrė, pėrsipėr hidhet salcė e bardhė, spėrkatet me gjalpė e djathė kackavall dhe piqet nė furrė pėr 25-30
            minuta.
 
 |  
          | Burani |  
          | Pėr 4 vetė 
 Duhen:
 
 - spinaq 1kg
 - oriz 1 filxhan kafeje
 - vaj 4-5 lugė gjelle
 - qepė 1 kokėrr
 - salce 1 lugė gjelle
 - kripė, piper, kopėr
 
 Gatimi:
 
 Spinaqi pastrohet, dhe pėrvėlohet nė ujė tė vluar me kripė pėr 1-2 minuta. Orizi pastrohet, lahet dhe zihet derisa tė jetė gjysėm i gatshėm.
            Hidhet spinaqi i pėrvėluar. Skuqet qepa derisa tė marrė ngjyrė ari,
            i shtohet salce domatesh dhe piper skuqet edhe pak dhe hidhet nė spinaqin me
            oriz. Zihen tė gjitha sė bashku per 10 minuta (derisa orizi tė jetė
            gati). Nė fund mund ti hidhet kopėr ose nenexhik.
 
 |  |